4 arsye pse iPad Pro M4 është zëvendësuesi ideal i laptopit tuaj.

Unë e kam përdorur iPad Pro si kompjuterin tim kryesor për gati një dekadë. Ja katër arsye pse mund t’ju pëlqejë ta bëni iPad Pro M4 zëvendësuesin e laptopit tuaj gjithashtu.

#1: Fokusimi në aplikacion me iPadOS.

Kushdo mund të argumentojë se Mac-u është më i fuqishëm se iPad-i dhe se mund të bësh më shumë me të. Kjo mund të jetë e vërtetë. Por fokusimi është një fushë ku iPad-i shkëlqen.

iPadOS ofron disa mënyra të ndryshme për të bërë multitasking, por sipas profesionistëve, preferohet të punohet me një aplikacion të vetëm në ekran.

Të kesh vetëm një aplikacion në ekran si dhe mundësinë për të përdorur Slide Over për të kaluar shpejt aplikacione të tjera kur është e nevojshme, është jashtëzakonisht e dobishme për të kryer punë me përqendrim.
Sigurisht, mund të bësh aplikacionet me ekran të plotë në Mac dhe të fshehësh dock-un dhe shpërqendrimet e tjera vizuale, por iPad-i është ndërtuar që nga fillimi për t’u fokusuar te një aplikacion i vetëm dhe funksionon shumë mirë për këtë qëllim.

#2: Mundësia për tu lidhur me internetin me rrjetin celular kudo që je..

Në varësi të stilit tuaj të jetesës, fakti i të qenit Online, mund të jetë ose plotësisht e panevojshme ose absolutisht thelbësore.
Për shumicën, është një domosdoshmëri.

Mundësia për të punuar nga kudo, në çdo kohë, pa pasur nevojë të lidhesh te një funksion hotspot i paqëndrueshëm ose te disponueshmëria e një Wi-Fi publik. Me funksionin Cellular në iPad, mund të punosh nga makina teksa dikush e nget ate per ty, nga shezloni i plazhit, apo dhe nga shtepia ne fshat.

Fakti që pajisja ime është vazhdimisht e lidhur, ashtu si iPhone-i im, është një avantazh i madh.

#3: Laptop dhe tablet në një të vetëm

iPad Pro M4 qëndron pothuajse gjithë kohën në “modalitetin laptop” brenda Magic Keyboard. Por sigurisht mund të përdoret si tablet ashtu edhe si laptop për detyra të ndryshme.

Në varësi të nevojave tuaja, iPad-i mund të jetë një pajisje dy-në-një fantastike që mund të bëjë shumë më tepër sesa një laptop mesatar.

Të kesh një ekran me prekje që në fillim është një avantazh i madh. Mundësia për ta hequr iPad Pro ultra-të hollë, vetëm 5.1 mm, nga Magic Keyboard dhe ta përdorësh si një tablet perfekt është një veçori shumë e dobishme.
Shtoni aksesorë si Apple Pencil Pro dhe hapen mundësi të reja edhe më të mëdha.

#4: Bashkëveprimi mes iPhone dhe iPad

Nëse po e lexoni këtë, ka shumë gjasa që të keni një iPhone, dhe iPad-i ofron një avantazh unik për përdoruesit e iPhone-it.
Thjesht: iPadOS funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë si iOS.

Kjo është një arsye e madhe për të zgjedhur të përdorësh vetëm iPad. Përdorimi i iPhone-it dhe iPad-it si dy pajisjet kryesore është shumë i thjeshtë, sepse të dy janë kaq të ngjashëm.

Mund të përdorësh të njëjtat aplikacione në të dy pajisjet dhe të përjetosh të njëjtën eksperiencë. Home Screen, Lock Screen, Qendra e Kontrollit, widget-et, dhe gjithçka tjetër funksionojnë në mënyrë identike si në iPhone, ashtu edhe në iPad. Fakti që mund të përdorësh të njëjtin sistem operativ të unifikuar pjesën më të madhe të kohës është shumë më e lehtë për përdoruesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *