Google e bën më të lehtë ndarjen e file-ve mes Android dhe iPhone
Google njoftoi sot se po prezanton funksione të përditësuara për ndarjen e file-ve, të cilat do ta bëjnë më të lehtë për përdoruesit e Android të dërgojnë tek përdoruesit e iPhone.
Quick Share tashmë është kompatibël me funksionin AirDrop të Apple në disa pajisje Android të zgjedhura, por Google thotë se kjo mbështetje do të zgjerohet në pajisjet e Samsung, OPPO, OnePlus, Vivo, Xiaomi dhe HONOR gjatë vitit 2026.
Në pajisjet Android që nuk janë kompatibël me AirDrop, Quick Share mund të përdoret për të gjeneruar një kod QR që lejon ndarjen e menjëhershme të përmbajtjes me pajisjet iOS përmes cloud-it.
Funksioni i ndarjes me kod QR po shpërndahet duke filluar nga sot për të gjitha pajisjet Android dhe pritet të jetë plotësisht i disponueshëm brenda muajit të ardhshëm. Google gjithashtu tha se planifikon ta sjellë Quick Share edhe në aplikacione si WhatsApp në të ardhmen e afërt.
Google tha gjithashtu se ka bashkëpunuar me Apple për ta bërë më të lehtë kalimin nga një iPhone në një pajisje Android, funksionalitete që të dy kompanitë u desh t’i implementonin sipas Digital Markets Act të Evropës.
Ndërsa Apple e implementoi këtë funksion në iOS 26.3, Google thotë se ai do të vijë në pajisjet Samsung Galaxy dhe Google Pixel gjatë vitit 2026.
Procesi i transferimit do të lejojë migrimin pa tela të eSIM-it, fjalëkalimeve, fotove, mesazheve, aplikacioneve, kontakteve dhe madje edhe të organizimit të Home Screen nga një iPhone në një pajisje Android.
Google ka implementuar gjithashtu mjete të ngjashme për ta bërë më të thjeshtë kalimin nga Android në iPhone.