Ndryshimet kryesore që Apple prezanton me versionin e ri të 26.3

Apple ka publikuar versionin 26.3 për iPhone, iPad, Apple Watch dhe Mac. Ky përditësim nuk sjell ndryshime të mëdha në dizajn apo funksione revolucionare, por përqendrohet kryesisht në siguri, stabilitet dhe përmirësime të vogla në përvojën e përdorimit.
iPhone – çfarë sjell iOS 26.3
Në iPhone, përditësimi 26.3 përfshin disa ndryshime funksionale përveç përmirësimeve të sigurisë.
Një nga risitë më interesante është mundësia për të transferuar të dhënat nga iPhone në një telefon Android drejtpërdrejt nga sistemi. Ky funksion lejon kalimin e fotografive, kontakteve, mesazheve dhe të dhënave të tjera pa pasur nevojë për aplikacione shtesë.
Përdoruesit në Bashkimin Evropian përfitojnë gjithashtu nga ndërveprim më i madh me pajisje të palëve të treta. Sistemi tani mund të dërgojë njoftime drejt pajisjeve jo-Apple, si smartwatch të tjerë, duke e bërë ekosistemin më të hapur.
Apple ka përmirësuar edhe menaxhimin e sfondit të ekranit, me organizim më të qartë të kategorive dhe përzgjedhje më të lehtë të wallpaper-eve dinamike.
Pjesa më e rëndësishme e përditësimit mbetet siguria. iOS 26.3 rregullon dhjetëra dobësi të sistemit, përfshirë probleme që lidhen me privatësinë, Bluetooth, shfletimin në internet dhe stabilitetin e aplikacioneve.
Në praktikë, përdoruesit mund të vërejnë sistem më të qëndrueshëm dhe mbrojtje më të fortë ndaj sulmeve online.
Apple Watch – çfarë sjell watchOS 26.3
Për Apple Watch, versioni 26.3 është një përditësim kryesisht teknik.
Apple ka adresuar dobësi të sigurisë në komponentë të rëndësishëm si Bluetooth dhe përpunimi i audios. Këto ndryshime nuk janë të dukshme në përdorim të përditshëm, por rrisin stabilitetin dhe mbrojtjen e pajisjes.
Nuk janë raportuar funksione të reja në ndërfaqe apo në aplikacionet e orës. Për shumicën e përdoruesve, ky përditësim shërben për të përmirësuar besueshmërinë e sistemit dhe për të reduktuar problemet teknike.
Mac – çfarë sjell macOS 26.3
Edhe në Mac, përditësimi 26.3 fokusohet në përmirësime “nën kapotë”.
Apple ka rregulluar dobësi të sigurisë në komponentë të sistemit dhe ka bërë korrigjime që ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm të macOS. Këto përmirësime synojnë të mbrojnë të dhënat e përdoruesit dhe të parandalojnë shfrytëzimin e dobësive nga aplikacione ose përmbajtje malinje.
Nuk ka ndryshime të mëdha në dizajn apo funksione të reja të dukshme për përdoruesit.
iPad – cfarë sjell iPadOS 26.3
iPadOS 26.3 është një azhornim i vogël, por i rëndësishëm që fokusohet te siguria, stabiliteti dhe privatësia. Në veçanti:
Kontroll më i madh mbi vendodhjen: mund të kufizosh informacionin që iPad-i ndan për vendodhjen tënde.
Përmirësime të qëndrueshmërisë dhe rregullime gabimesh: sistemi funksionon më smooth dhe pa probleme.
Ndryshime të lehta në sfondet “Weather & Astronomy”.
Përfundim
Versioni 26.3 për pajisjet Apple është një përditësim i rëndësishëm për siguri dhe stabilitet, edhe pse nuk sjell risi të mëdha vizuale.
iPhone përfiton disa funksione të reja praktike, ndërsa Apple Watch dhe Mac marrin kryesisht përmirësime teknike që rrisin besueshmërinë dhe mbrojtjen e sistemit.
Për shumicën e përdoruesve, instalimi i këtij përditësimi rekomandohet për të siguruar performancë më të qëndrueshme dhe nivel më të lartë sigurie.