WhatsApp shton efekte të reja për kamerën, stikera dhe reagime interesante.
WhatsApp ka njoftuar katër përditësime të reja në aplikacion, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë reagimin ndaj mesazheve me emoji-t tuaj më të përdorur.
Kompania Meta, deklaroi se synon ta nisë vitin e ri duke e bërë aplikacionin më argëtues dhe më të lehtë për t’u përdorur, me një set prej katër përmirësimesh. Ja detajet e reja të shpallura në një postim të Meta:
Efektet për kamerën:
Tani, kur dërgoni foto ose video në bisedat tuaja, mund të zgjidhni nga 30 sfonde, filtra dhe efekte për t’i transformuar pamjet tuaja.
Stikera për selfie:
Tani mund të ktheni selfiet tuaja në stikera! Për ta provuar, shtypni ikonën “krijo stiker” dhe zgjidhni opsionin e kamerës për të shkrepur një selfie dhe krijuar stikerin tuaj. Kjo veçori është tashmë e disponueshme për Android dhe do të vijë së shpejti dhe për iOS.
Ndani paketat e stikerave:
Keni parë një paketë stikerash që mendoni se një mik do ta pëlqejë? Tani mund t’i ndani ato direkt në bisedat tuaja.
Reagime më të shpejta:
Tani mund të reagoni duke dyfishuar klikimin mbi një mesazh dhe të lëvizni shpejt përmes reagimeve më të përdorura.
Nëse nuk gjeni reagimin që dëshironi, mund të shtypni simbolin “+” për të hyrë në gamën e plotë të emoji-ve.
Këto veçori të reja pritet ta përmirësojnë ndjeshëm përvojën e përdoruesve, duke sjellë më shumë argëtim dhe lehtësi në përdorimin e WhatsApp-it.