Apple shpjegon si ta ndaloni MacBook-un tuaj që të ndizet automatikisht sa herë që hapni ekranin ose kur e vendosni në karikim.

Keni dëshiruar ndonjëherë që MacBook-u juaj të mos ndizet automatikisht sa herë që hapni kapakun ose kur e lidhni me rrymën? Apple ka publikuar një dokument zyrtar mbështetjeje që shpjegon si ta çaktivizoni këtë funksion.

Është një zgjidhje më shumë për përdoruesit e avancuar, pasi nuk ka një opsion të dedikuar në macOs. Megjithatë, kjo nuk është problem, duke qenë se pikërisht ata janë më të prirur ta çaktivizojnë ndezjen automatike.

Në një dokument mbështetes Apple ofron hapat e nevojshëm për të ndryshuar kete sjellje

1. Sigurohuni që MacBook-u juaj me çip Apple Silicon(M) të jetë duke përdorur macOS Sequoia ose më të ri.

2. Hapni aplikacionin Terminal, i cili gjendet në dosjen Utilities brenda dosjes Applications.

3. Shtypni njërën nga këto komanda në Terminal dhe më pas shtypni Return:

• Për të parandaluar ndezjen automatike kur hapni kapakun ose e lidhni me rrymën:

 sudo nvram BootPreference=%00

• Për të parandaluar ndezjen automatike vetëm kur hapni kapakun:

sudo nvram BootPreference=%01

• Për të parandaluar ndezjen automatike vetëm kur e lidhni me rrymën:

sudo nvram BootPreference=%02

4. Shtypni fjalëkalimin e administratorit kur të kërkohet (Terminal nuk e shfaq fjalëkalimin gjatë shtypjes), pastaj shtypni Return.

Për më tepër, mund ta riaktivizoni ndezjen automatike kur hapni kapakun duke përdorur këtë komandë në Terminal:

sudo nvram -d BootPreference

Këto hapa janë të dobishëm për këdo që dëshiron të ndryshojë sjelljen e paracaktuar për arsye të ndryshme.

Kini parasysh se këto komanda nuk e parandalojnë MacBook-un të ndizet kur shtypni një tast ose prekni trackpad-in.

Ndërkohë, nëse thjesht dëshironi të parandaloni MacBook-un tuaj që të lëshojë tingullin e ndezjes, mund ta çaktivizoni këtë opsion në Settings > Sound, duke çaktivizuar opsionin Play sound on startup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *