Ekranet më të mira për ti shoqëruar me Mac-un tuaj të ri

Apple ka lançuar dy Mac të rinj këtë muaj: MacBook Air me M4 dhe Mac Studio me M4 Max dhe M3 Ultra. Për përdoruesit e MacBook Air me M4, një nga përditësimet më të rëndësishme është aftësia për të përdorur dy ekrane të jashtme duke mbajtur kapakun e laptopit hapur.

Nëse sapo keni blerë një Mac të ri, ndoshta po kërkoni edhe opsionet më të mira për ekrane. Këtu janë disa nga rekomandimet tona:

Apple Studio Display

Nuk mund të bësh një përmbledhje të ekraneve më të mirë në treg pa përmendur Apple Studio Display. Edhe pse është në anën më të shtrenjtë, ai ofron një dizajn të mrekullueshëm Apple me një ekran 27-inç 5K. Gjithashtu, përfshin një portë Thunderbolt 3 për lidhjen me Mac-un tuaj, si dhe tre porta shtesë USB-C.

Specifikat kryesore

Ekrani: 27-inç 5K Retina (rezolucioni 5120×2880) me 218 pikselë për inç

Ndriçimi: 600 nits

Mbështetje për ngjyra: Gama e gjerë e ngjyrave (P3) me mbështetje për 1 miliard ngjyra

Kamera: 12MP Ultra Wide me mbështetje për Center Stage

Teknologjia True Tone: Rregullon temperaturën e ngjyrave për t’u përshtatur me ndriçimin e ambientit

Portat:

1x Thunderbolt 3 (USB-C) për lidhje me Mac (siguron deri në 96W fuqi për karikim)

3x USB-C (shpejtësi deri në 10Gb/s) për aksesorë, ruajtje të dhënash dhe rrjetëzim

 

Asus ProArt Display

Asus ProArt Display 5K ofron të njëjtin rezolucion 5K (5120×2880) në një format të ngjashëm 27-inç si Apple Studio Display, por me një çmim më të arsyeshëm.

Specifikat kryesore

Ekrani: 27-inç 5K (5120×2880) me 218 PPI dhe një shtresë matte për reduktimin e reflektimeve

Ndriçimi: 400 nits (tipik), 500 nits në kulm

Kamera: Nuk ka webcam të integruar

Portat:

USB-C

HDMI 2.1

DisplayPort 1.

 

Samsung ViewFinity S9 5K

Samsung ViewFinity S9 5K është një tjetër opsion i shkëlqyer për ta shoqëruar me Mac-un tuaj të ri dhe kushton thuajse sa Apple Studio Display.

Specifikat kryesore

Ekrani: 27-inç 5K (5120×2880) me shtresë matte për reduktimin e reflektimeve dhe shpërqendrimeve

Kamera: Modulare 4K e integruar

Portat:

1x Thunderbolt 4 për lidhjen me Mac

1x Mini DisplayPort

3x USB-

Një nga veçoritë unike të Samsung ViewFinity S9 5K është aftësia e tij për të funksionuar edhe si një smart display, falë sistemeve të integruara të transmetimit dhe opsioneve të tjera që ofron Tizen OS. Kjo e bën një monitor shumëfunksional që shkon përtej përdorimit tradicional si ekran për Mac.

Me këtë kombinim të veçorive, Samsung ViewFinity S9 5K është një alternativë e fuqishme ndaj Apple Studio Display, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe një çmim më të përballueshëm.

 

BenQ 32-inch 4K UHD Display

Nëse kërkoni një ekran 32-inç për Mac-un tuaj të ri, BenQ ofron një nga opsionet më të mira dhe me çmim me te arsyeshem. BenQ është i njohur për aksesorët e tij cilësorë për Mac, dhe ky monitor nuk bën përjashtim.

E vetmja mangësi është rezolucioni 4K, i cili nuk është aq i mprehtë sa një 5K Display, por ofron një gamë të pasur portash dhe një ekran të madh 31.5 inç që mund të jetë i dobishëm për produktivitet dhe krijimtari.

Specifikat kryesore

Ekrani: 31.5-inç 4K UHD (3840×2160) me panel IPS Black dhe raport pamjeje 16:9 (140 PPI)

Ndriçimi: 400 nits (ndriçimi maksimal)

Kamera: Nuk ka webcam të integruar

Portat:

1x Thunderbolt 3 (input) – ofron deri në 85W karikim

1x Thunderbolt 3 (output) – ofron deri në 15W karikim

2x HDMI 2.0

1x DisplayPort 1.4

1x USB-B upstream

1x USB-C downstream

3x USB-A downstream

1x 3.5mm jack për kufje

Nëse nuk keni nevojë për një 5K panel, ky ekran BenQ 32-inch 4K UHD është një alternativë fantastike me shumë lidhje dhe një ekran më të madh për një çmim më të përballueshëm.

 

Samsung ViewFinity S80TB

Një tjetër opsion i përballueshëm 4K vjen nga Samsung me ViewFinity S80TB, i cili përfshin Thunderbolt 4 dhe një panel 27-inç me rezolucion të lartë. Ky monitor është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një ekran 4K UHD me lidhje fleksibile dhe një çmim të arsyeshëm.

Specifikat kryesore

Ekrani: 27-inç IPS 4K UHD (3840×2160) me raport pamjeje 16:9

Ndriçimi: 350 nits (tipik)

Kamera: Nuk ka webcam të integruar

Portat:

2x Thunderbolt 4 (njëri ofron deri në 90W karikim)

1x HDMI 2.0

3x USB-A 3.0

1x RJ45 Ethernet për lidhje rrjeti

1x 3.5mm jack për kufje

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *