Katër detaje të reja për MacBook Air M4 që mund t’i keni humbur.

Apple ka prezantuar MacBook Air me çipin e ri M4 dhe një çmim më të ulët. Pas datës 12 mars do të jetë i pranishëm për porosi dhe në iStore, për 1250 Euro. Përveç përmirësimeve të dukshme, ka disa detaje që vlejnë të përmenden:

1. Mbështetje më e mirë për ekrane të jashtme

Më në fund, MacBook Air mund të mbështesë dy ekrane të jashtme 6K krahas ekranit të tij të integruar, duke tejkaluar kufizimet e mëparshme që lejonin dy ekrane vetëm kur kapaku ishte i mbyllur. Kjo e bën më të lehtë për profesionistët dhe studentët të përdorin një konfigurim me shumë ekrane.

2. Mbështetje për Wi-Fi 6E, por jo Wi-Fi 7

Ashtu si modeli M3, MacBook Air M4 vazhdon të mbështesë Wi-Fi 6E dhe jo standardin më të ri Wi-Fi 7, i cili për momentin mbetet ekskluziv për modelet e iPhone 16.

3. Ngjyra e re Sky Blue dhe kabllo MagSafe e përshtatur

Ngjyra e re Sky Blue zëvendëson Space Gray dhe për herë të parë, MacBook Air vjen me një kabllo MagSafe me ngjyrë të përshtatur. Nëse dëshironi një kabllo të re për Mac-un tuaj aktual, Apple e shet veçmas për 60Euro.

4. Konfigurim më i lehtë me iPhone

Me përditësimin e macOS Sequoia 15.4, vendosja e një MacBook të ri do të jetë më e thjeshtë. Thjesht afroni iPhone pranë Mac-ut tuaj të ri dhe ai do të konfigurohet automatikisht me llogarinë tuaj Apple, duke transferuar skedarët, mesazhet dhe fjalëkalimet. Njësoj si tek transferimi i iPhone me iPhone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *