Ky përditësim i aplikacionit Passwords mund të zëvendësojë një nga veçoritë më të dashura të Apple

Aplikacioni Passwords i Apple debutoi me iOS 18 si një qendër e vetme për të gjithë fjalëkalimet tuaja. Por ky aplikacion përfshin gjithashtu një veçori shumë interesante që mund të zëvendësojë një nga mjetet më të mira ekzistuese të Apple për Wi-Fi.

QR-kodi i aplikacionit Passwords lejon miqtë të lidhen menjëherë me Wi-Fi

Kur Apple prezantoi aplikacionin e ri Passwords, shumica e funksionaliteteve të tij ishin thjesht një importim i falëkalimeve që kishim në aplikacionet ekzistuese të iOS.

Për shembull, iCloud Keychain ka ofruar menaxhimin e fjalëkalimeve për vite me radhë si pjesë e aplikacionit Settings.

Por një shtesë unike në aplikacionin Passwords është seksioni i tij për Wi-Fi.

Këtu mund të gjesh të gjitha kredencialet e ruajtura për rrjetet që iPhone-i yt ka njohur më parë—së bashku me një veçori të re, e cila është ideale për festa dhe ngjarje të tjera me shumë njerëz.

Prek për të hapur një rrjet Wi-Fi brenda aplikacionit Passwords dhe do të shfaqet një buton me mbishkrimin “Show Network QR Code”.

Ky QR kod mund të skanohet nga çdokush pranë teje, duke i lidhur menjëherë me rrjetin tënd Wi-Fi.

Ata nuk do të kenë nevojë të fusin një fjalëkalim apo të konfigurojnë asgjë—thjesht skanojnë QR kodin dhe do të marrin një njoftim për t’u lidhur menjëherë me rrjetin.

Pse zgjidhja e aplikacionit Passwords mund të jetë më e mirë se funksioni ekzistues i Apple

Shumica e përdoruesve e njohin tashmë funksionin popullor të Apple për ndarjen e fjalëkalimit të Wi-Fi: një njoftim i shpejtë që shpesh duket si magji.

Kur dikush pranë teje përpiqet të lidhet me të njëjtin rrjet Wi-Fi ku je edhe ti, ky njoftim të lejon ta ndash fjalëkalimin në mënyrë të menjëhershme, pa pasur nevojë të shkruash asgjë.

Është një nga veçoritë më të mira të Apple.

Por ndarja në këtë mënyrë ka disa kufizime:

• Është e mirë për individët, por jo aq e përshtatshme për një grup të madh.

• Kërkon që personi që po bashkohet të zgjedhë rrjetin e duhur më parë.

• Përdoruesit e iPhone shpesh hasin probleme me besueshmërinë e këtij funksioni.

Merr parasysh alternativën e QR kodit të aplikacionit Passwords.

Për një grup të madh, është shumë më e shpejtë të hapësh aplikacionin Passwords, të ngarkosh QR kodin dhe t’u lejojsh të gjithëve ta skanojnë nëse duan të lidhen.

Në këtë mënyrë, mysafirët nuk do të kenë nevojë të dinë më parë se cili rrjet duhet të bashkohen, dhe gjithashtu nuk do të duhet të presin derisa ti t’u japësh qasje një nga një.

Herë tjetër që do të organizosh një party, ngjarje të madhe, ose thjesht të  kesh probleme me besueshmërinë e funksionit të ndarjes së Wi-Fi ekzistues mund të përdorësh aplikacionin Passwords.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *